Site icon PORTALB

Ukrainë, sërish dëgjohen sirenat në Kiev

Sheshi i Pavarësisë, Kiev, Ukrainë. Foto: Bojan Bllazhevski

Sheshi i Pavarësisë, Kiev, Ukrainë. Foto: Bojan Bllazhevski

Sirenat u aktivizuan sërish në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, sot në mëngjes, ndërsa sulmet e forcave ruse u intensifikuan në rajonin lindor të Donbasit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës më 2 prill shpalli se Ukraina kishte marrë të gjithë rajonin e Kievit nga forcat ruse.

Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi fillimin e një ofensive të re ruse në Ukrainën lindore.

“Tani mund të thuhet se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën janë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e gjithë ushtrisë ruse tani është e fokusuar në këtë ofensivë”, tha Zelenskyy.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha të martën se Rusia kishte nisur fazën e dytë të “operacionit të saj special ushtarak” në Donbas.

Exit mobile version