Site icon PORTALB

Qeveria e re në Mal të Zi mbështetet nga shumica parlamentar, vlerësoi mandatari për kryeministër Abazoviç

Dritan Abazoviq, Foto Twitter

I mandatuari për formimin e qeverisë së Mal të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi është gati për formimin e kabinetit të ri qeveritar, raporton EN. Gjatë një konference për shtyp, Abazoviç u shpreh se qeveria e re do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve, nga 81 deputet sa janë gjithsej.

“Kemi arritur një zgjidhje. Ideja është zhbllokimi i Malit të Zi dhe zgjedhja e institucioneve funksionale në vend të kaosit. Nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione. Institucionet duhet së pari të funksionojnë,” tha Abazoviç.

Sipas tij, prioritetet janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, rinovimi i strukturës negociatore, krijimi i një mjedisi për investime të reja si dhe rregullimi i marrëdhënieve me komunitetet fetare.

Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 20 ministra dhe 18 ministri.

Exit mobile version