Site icon PORTALB

Nga mesnata rritet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) sot vendosi që çmimet e derivateve mbeten të njëjta, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga mesnata rritet për dy denarë, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij vendimi, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 82,5 denarë për litër.

Nga ana tjetër, këto janë çmimet e derivateve:

Me ndryshimet e fundit të rregullores për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRrE çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse llogaritja për çmimin e çdo derivati ​​të naftës rritet ose ulet për dy denarë.

Exit mobile version