Më 23 prill në Kinotekën e Maqedonisë do të shfaqet filmi danez për fëmijë “Ninxha me kuadrate” në maqedonisht dhe shqip

Për audiencën e re, Giffonët më të rinj, festivali “Giffoni Maqedoni” zgjodhi filmin danez “Ninxha me kuadrate” për sesionin e tretë të programit “Ditët e filmit”, i cili do të organizohet të shtunën (23 prill) në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Në ora 10 filmi do të shfaqet i sinkronizuar në gjuhën maqedonase, ndërsa në orën 12 në shqip. “Ninxha me kuadrate”” është dedikuar për audiencën e moshës gjashtë vjeç e lart, transmeton Portalb.mk.

Dy seancat e para të “Giffoni movie days” gjatë dy të shtunave të kaluara kaluan në një atmosferë të shkëlqyer krijuese, me shumë diskutime interesante pas shfaqjes së filmave. Të rinjtë kureshtarë gifonë u drejtuan pyetje të ftuarve nga “Marvi Production” dhe regjisores së re Leona Jaric, të cilët prezantuan projektet e tyre të deritanishme.

Filmi danez i animuar “Ninxhat me kuadrate” është në regji të Anders Mathesen dhe Thorbjorn Christoffersen. Rrëfimi i aventurës së fëmijëve të animuar tregon historinë e Alex, një student që merr një kukull ninja nga xhaxhai i tij Stewart pas një udhëtimi në Tajlandë. Alex shpejt e kupton se kukulla e çuditshme shumëngjyrëshe, me butona në vend të syve, është në të vërtetë e gjallë dhe mund ta ndihmojë në mbrojtjen e tij nga dhunuesit e shkollës. Megjithatë, kur Alex vendos t’i kthejë favorin kukullës ninja, ai zbulon se ajo është e fiksuar pas misionit për t’u hakmarrë.

Filmi është bazuar në një libër të komedianit danez Anders Mathesen, i cili gjithashtu e regjisonte filmin me Thorbjorn Christoffersen. Filmi u përzgjodh në programin për fëmijë të Festivalit të Filmit në Berlin 2018 dhe theu rekorde në kinematë në të gjithë Danimarkën. “Ninxhat me kuadrate” është fitues i çmimit “Robert” nga Akademia Daneze e Filmit për filmin më të mirë për fëmijë dhe të rinj, si dhe çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar.

Projekti “Giffoni film days” organizohet me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Shkup, Agjencisë së Filmit të RMV-së dhe Kinotekës  së Maqedonisë së Veriut, dhe realizohet në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shkup dhe partnerin italian “Giffoni Experiences”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button