Site icon PORTALB

Kallëzim penal për tre polic të Maqedonisë së Veriut pasi kanë kryer dhunë fizike ndaj një qytetari

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të policisë për shkak dhunës së ushtruar ndaj një qytetari në Strumicë, transmeton Portalb.mk.

“Deri te Prokuroria Themelore Publike është dorëzuar kallëzim penal ndaj punonjësit policor E.S., R.Sh. dhe M.R., të gjithë nga SPB Strumicë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “maltretim gjatë kryerjes së punës”, e dënueshme në bazë të nenit 143, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë.

Paralajmërohet masë disiplinore ndaj punonjësve policorë që me 6 mars të këtij viti, ata kanë kryer dhunë fizike ndaj qytetarit K.H.

Exit mobile version