Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut u kualifikua në Kupën e Botës 2023 në hendboll

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, foto: Profili në Facebook i presidentit Stevo Pendarovski

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, foto: Profili në Facebook i presidentit Stevo Pendarovski

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll u kualifikua në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm në Poloni dhe Suedi pasi në ndeshjen mbrëmshme me Çekinë në “Boris Trajkovski”, vendi në duelin e parë fitoi 27-25, ndërsa përfundoi pa fitues 24-24, transmeton Portalb.mk.

Kombëtarja e vendit kishte avantazh gjatë gjithë ndeshjes, në pjesën e parë kishte dy gola pozitivë (14-12). Në pjesën e dytë, skuadra e Maqedonisë kishte maksimumi katër gola epërsi, por më shpesh ishte tre gola pozitive.

Por në fundin dramatik, ku në rolet kryesore ishin prtierët kryesorë, çekët u afruan në minus një katër minuta para fundit. Në dy minutat e fundit, Talevski dhe Kuzmanovski shënuan gola nga penalltia për triumfin e madh.

Për ekipin e Maqedonisë në hendboll, Botërori, janari i ardhshëm do të jetë Botërori i tetë.

“Hendbolli maqedonas është sërish ndër më të mirët në botë falë hendbollistëve tanë, përkushtimit, sakrificës, shpirtit luftarak, por edhe tifozëve me të cilët keni krijuar një marrëdhënie të pathyeshme. Së bashku, në fitore të reja!”, shkroi mbrëmë presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Exit mobile version