Site icon PORTALB

Shkupi shënoi Ditën Botërore të Artit me ekspozita, filma, muzikë (FOTO)

Dita Botërore e Artit, Suli An

Dita Botërore e Artit, Suli An

Shkupi të premten shënoi Ditën Botërore të Artit me ekspozita, shfaqje të disa filmave studentore, performancave, me biseda mbi artin dhe kulturën dhe e gjithë kjo e ndjekur me një muzikë, shkruan Portalb.mk.

Në Suli An dje u shënua Dita Botërore e Artit me një organizim nga Europe House në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe Fakultetit të Arteve Dramatike.

Nëpërmjet eventit gjithëditor i cili u organizua, artdashësit patën mundësinë të shijojnë mbi 40 vepra arti të studentëve të FAB, shfaqje të disa filmave studentorë të FAD dhe performanca.

Dita Botërore e Artit festohet çdo vit më 15 Prill, për të promovuar zhvillimin, diversitetin, përhapjen dhe kënaqësinë e artit. Nën kujdesin e UNESCO-s, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për aktivitetet krijuese në mbarë botën.

Exit mobile version