Site icon PORTALB

Revizioni ka hasur në parregullsi në rroga, dhënien e hapësirave me qira dhe parregullsi tjera nga NP “Tregu”

Komuna e Kumanovës, foto Abedin Ismaili-Portalb.mk

Komuna e Kumanovës, foto Abedin Ismaili-Portalb.mk

Enti Shtetëror për Revizion gjatë kontrollit të punës së Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë, ka regjistruar disa parregullsi gjatë funksionimit të saj në vitin 2020, transmeton Portalb.mk.

“Parregullsi gjatë llogaritjes dhe pagesës së pagave të punonjësve në ndërmarrjen publike; zbatimi i papërgjegjshëm i procedurës dhe kushteve për lëshimin me qira të hapësirës afariste – tezgat dhe jopajtueshmëria midis evidencës së kontabilitetit dhe materiale të mjeteve materiale”, deklaroi Enti.

Revizioni ka shpreh mendim të pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2020 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

“Pajtueshmëria e akteve të brendshme me rregullat e vlefshme ligjore për pagat; përcaktimi i kritereve të sakta për lëshimin e tezgës dhe vendit të shitjes; pajtueshmëria e evidencës materiale me atë të kontabilitetit të mjeteve materiale”, janë rekomandimet e Entit për këtë ndërmarrje publike.

 

 

Exit mobile version