Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka pritur në një vizitë zyrtare në Shkup, homologun rumun Bogdan Auresku, raporton EN. Gjatë konferencës për shtyp, Osmani u shpreh se nuk ka një paralajmërim nga Bashkimi Evropian për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, në lidhje me hapjen e negociatave.
Sipas tij, ndarja në këtë proces nuk do të ishte as në interes të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, ministri Auresku deklaroi se Rumania nuk e mbështet ndarjen e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi pas një vizite në Berlin ku u takua me kancelarin Olaf Sholc, se Shqipëria do të kërkonte ndarjen nga RMV nëse Bullgaria nuk i heq veton.