Site icon PORTALB

Liderët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për vizitë në Ukrainë

Sheshi i Pavarësisë, Kiev, Ukrainë. Foto: Bojan Bllazhevski

Sheshi i Pavarësisë, Kiev, Ukrainë. Foto: Bojan Bllazhevski

Liderët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë do të shkojnë në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postimin e publikuar në llogarinë në Twitter të presidentit të Estonisë, Alar Karis, shihej se liderët bënë një foto jashtë një treni që i përket Ukrainës, por nuk u dhanë detaje për vizitën.

Karis në një deklaratë tha: “Ne jemi duke vizituar Ukrainën me Andrzej Duda, Gitanas Nauseda dhe Egils Levits për të treguar mbështetjen tonë të fortë për popullin ukrainas. Ne do të takohemi me mikun tonë të dashur, presidentin Zelenskyy”.

Përveç presidentit estonez, Karis, në vizitë marrin pjesë edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe presidenti i Letonisë, Egils Levits.

Exit mobile version