Site icon PORTALB

Nga mesnata lirohen derivatet e naftës

Pompe benzini, foto nga Erik Mclean / Pexels

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,4 për qind. Nga sonte në pompat e benzinës në mbarë vendin benzina ulet për 1 denar për litër, ndërsa dizeli për 2 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

Eurosuper BS-95 nga sonte do të ketë çmim me pakicë prej 80 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 mund të blihet për 82 denarë për litër. Eurodizel BS në pompat e benzinës do të kushtojë 80 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 78,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1,127 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 51,535 denarë/kg.

KRrE thotë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare, për benzinën me 1,34 për qind, për naftën me 2,582 për qind, për vajin ekstra të lehtë me 1,594 për qind dhe për karburantin me 3,35 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,707 për qind.

Exit mobile version