Site icon PORTALB

Banka franceze do t’i ndalojë aktivitetet në Rusi

Flamuri i Francës, foto: Atypeek Dgn, Pexels

Flamuri i Francës, foto: Atypeek Dgn, Pexels

Një nga bankat më të mëdha të Francës, Societe Generale, bëri të ditur se do t’i ndalojë aktivitetet në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ajo po ashtu njoftoi se do t’i shesë aksionet e saj te banka ruse, Rosbank, dhe te filialet e sigurimeve të huadhënësit rus, transmeton REL.

Societe Generale tha se tërheqja e saj nga Rusia do t’i kushtojë 3.4 miliardë dollarë.

Sipas bankës, transferimi i 99 për qind të aksioneve në Rusi kërkon miratimin e rregullatorit vendas.

“Me këtë marrëveshje, grupi do të dalë në mënyrë efektive dhe të rregullt nga Rusia, duke mos shkaktuar ndërprerje për punonjësit dhe klientët”, tha banka.

Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka nxitur një varg sanksionesh të ashpra nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Britania.

Sanksionet kanë bërë që shumë kompani perëndimore t’i shesin asetet e tyre në Rusi dhe të largohen nga ky vend.

Exit mobile version