Site icon PORTALB

Rama: Produktet shqiptare, edhe në tregjet jashtë BE

Edi Rama

Edi Rama

Qeveria synon që prodhimet “Made in Albania” t’i tregtojnë drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, transmeton Klan TV.

Teksa vizitoi panairin e bujqësisë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se për këtë qëllim do të hartohet edhe një listë me produktet e eksporteve “Made in Albania”, duke synuar tregtimin e tyre, jo vetëm drejt shteteve të BE-së.

“Do bëjmë një katalog të produkteve të eksporteve, sepse kemi bërë një plan për t’i shtrirë në disa vende. Qoftë edhe në Lindjen e Mesme, qoftë në Afrikë. Do bëjmë një xhiro promovuese. Në nivelin politik e kemi zgjedhur. Tani duhet ta bëjmë në nivel teknik”.

Kryeministri, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, tha se falë mbështetjes së qeverisë janë rritur prodhimet dhe eksportet shqiptare.

“Bujqësia shqiptare eksporton kaq shumë dhe këta thonë nuk ka bujqësi, ka vdekur. I ha unë të gjitha”

Kryeministri Rama shprehet se panaire të tilla duhet të zhvillohet më shpesh për të promovuar produktet shqiptare.

Qeveria deklaron se fondi për mbështetjen e bujqësisë në vendin tonë është 3.7 miliardë lekë, ndërsa në mënyrë të drejtpërdrejtë qeveria po ndihmon rreth 50 mijë fermerë duke shpërndarë 12 milionë litra naftë.

Exit mobile version