Site icon PORTALB

RMV, organizatat e gazetarëve kundër rikthimit të reklamimit shtetëror në media

KEMM - SPGM - ShGM

KEMM - SPGM - ShGM

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM), Instituti Maqedonas për Media (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEM) i dërguan letër me reagim Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti dhe përfaqësuesve të Qeverisë, Kryetarit të Kuvendit të si dhe koordinatorëve të partive politike, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në letër, të lartpërmendurit  reagojnë ndaj njoftimeve për heqjen e ndalimit për reklamim me mjete publike në mediat private duke ndryshuar nenin 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe theksojnë pasojat e dëmshme.

“Gazetarë esnafë dhe organizata të medias theksojnë se kjo praktikë e blerjes së hapësirës mediatike nga institucionet publike në media për fushata mund të minojë pavarësinë e medias dhe të rrezikojë të drejtën e lirisë së shprehjes. Përveç kësaj, kjo mund të çrregullojë seriozisht tregun mediatik, i cili tashmë është i prekur nga fondet publike të parashikuara në Ligjin Zgjedhor përmes Programit Politik me pagesë ”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata shtojnë se përveç dëmtimit të lirisë së mediave, dhe rrjedhimisht edhe dëmtimit të së drejtës së informimit të qytetarëve, kjo praktikë e kthimit të fushatave të paguara qeveritare mund të manipulojë interesin publik përmes fushatave që do ta promovonin veten si publik, dhe në thelb. kanë synime partiake politike për promovimin e subjekteve të caktuara partiake dhe politikave të tyre në mediat private.

Ndryshe, liria e shprehjes është një nga kriteret kyçe që një vend aspirues ndaj BE-së duhet të plotësojë. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, kapitulli për lirinë e shprehjes dhe mediat bën pjesë në grupin e parë, atë të të drejtave fundamentale, shkruan Portalb.mk.

Në vitin 2019 Kuvendi i RMV-së votoi për reforma në media, kusht ky i kërkuar nga BE-ja, e megjithatë deri më sot nuk janë bërë hapa konkrete në zbatimin e tyre. Kriteri për reformimin e trupave rregullator të mediave në vend, si zgjedhja e anëtarëve të rinj të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele dhe anëtarëve të rinj të servisit publik, nuk u përmbush asnjëherë në praktikë. Procedura e filluar ka ngecur si pasojë e përplasjeve politike, këtë realitet e nxori në pah edhe dokumenti i publikuar nga Metamorphosis “Monitorimi i procesit të integrimit evropian: Reformat në Sektorin e Mediave – VULLNETI POLITIK ATY ËSHTË ATY S’ËSHTË”.

LEXO: Liria e shprehjes në RMV cenohet nga kërcënimet dhe mungesa e reformave në media, vërejtje dhe nga Brukseli

 

Exit mobile version