Site icon PORTALB

Në Kosovë u arrestua 48 vjeçari nga Maqedonia e Veriut për një vrasje që e kishte ndodhur para 19 viteve

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 48 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut i cili ishte dënuar për një vrasje që kishte ndodhur në vitin 2003, transmeton Portalb.mk.

“Në Kosovë është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut, 48 vjeçari A.A. i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar për një dënim me burg prej 12 vite”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte dënuar për veprën penale – vrasje që kishte ndodhur më 26 maj të vitit 2003.

Exit mobile version