Gjyqtarët e Maqedonisë së Veriut në protestë paralajmëruese, kërkojnë rritje të pagave

Gjyqtarët kërkojnë miratimin e ndryshimeve të ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe kanë njoftuar protestë paralajmëruese për 28 prill, nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet deri atëherë, raporton REL, përcjell Portalb.mk.

Bordi i Drejtues i Shoqatës së Gjyqtarëve – SHGJRMV kërkon respektimin e plotë të kërkesave të përcaktuara në Strategjinë për Përmirësimin e Gjendjes Materiale të Gjyqtarëve në të 6 pikat, që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe në institucionet kompetente gjyqësore, njoftojnë nga kjo shoqatë.

Në seancën e fundit të SHGJRMV-së, që u mbajt më 7 prill, ndër të tjera, u konstatua se ndryshimet e dakorduara për rritjen e koeficientit për përllogaritje të pagave të gjyqtarëve prej së paku 15 për qind, të miratohen nga Qeveria sa më parë, por jo më vonë se brenda dy javësh, si dhe Kuvendi të miratojë sa më shpejt ndryshimet në Ligjin për pagat e gjyqtarëve, por jo më vonë se 30 qershor 2022.

“Nëse teksti i amendamenteve të propozuara nuk verifikohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e përmendur, në pajtim me konsultimet me gjyqtarët në RMV, Bordi Drejtues ka marrë vendim për të mbajtur protestë paralajmëruese më 28.04.2002, prej ora 11:00 deri në ora 11:30”, thonë nga SHGJRMV.

Nga shoqata sqarojnë se për plotësimin e kërkesave do të aktivizojnë të gjitha mekanizmat ligjorë në dispozicion para institucioneve kompetente vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button