Sellcë-Tetovë, i biri i preu kokën nënës me sëpatë

Një tragjedi e rëndë ndodhi sot në fshatin Sellcë të Tetovës, ku i biri vrau nënën e tij duke i prerë kokën me sëpatë, kështu bëri të ditur Sektori për Punë të Brendshme (SPB)Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 08:30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në Selcë të Tetovës, kanë arrestuar 45-vjeçarin U.D. nga ky fshat, i cili dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë nënën e tij 73-vjeçare N.D. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Këqyrjen e kanë kryer Prokurori publik, ekip nga SPB Tetovë dhe mjeku ligjor. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i N.D. është dorëzuar për autopsi. Gjatë ditës i dyshuari U.D. me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë”, njoftoi SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button