FIFA planifkon që ndeshjet në “Qatar 2022” të zgjasin më shumë

FIFA po mendon të ndryshojë rregullat e futbollit, raporton KlanKosova. Së fundmi, presidenti Gianni Infantino, po mendon që një lojë në “Qatar 2022” të zgjatet nga 90 në 100 minuta.

Kjo me arsyetimin se tifozët paguajnë për të parë futboll 90 minuta, jo për 50 minuta efektivë të lojës. Për të plotësuar dhe futur në përdorim “kohën efektive”, megjithatë, nevojitet modifikimi i rregullores nga ana e IFAB.

Më pas, rruga praktike është ajo që të kursehet kohë, ka thënë ai për “Corriere dello Sport” derisa qëndroi në Itali për të marrë pjesë në ngjarjen kushtuar Artemio Franchit.

Zgjatja e ndeshjes në 100 minuta pritet të bëhet në vazhdën e 10 ndryshimeve të parapara në kohë të rregullt, nga pesë të lejuara në secilin ekip kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button