Site icon PORTALB

Hungaria ka thirrur në bisedë ambasadorin ukrainas

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto

Ministria e Jashtme hungareze ka thirrur në bisedë ambasadorin e Ukrainës, për shkak të, siç tha, deklaratave fyese ndaj qëndrimit të Hungarisë lidhur me luftën në Ukrainë, transmeton REL.

“Është koha që udhëheqja ukrainase të ndalë fyerjet drejtuar Hungarisë dhe të pranojë vullnetin e popullit hungarez”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Ai iu referua fitores në zgjedhjet e 3 prillit të partisë në pushtet Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.

Hungaria ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Por, kryeministri Orban ka thënë se nuk do të lejojë që territori i Hungarisë të përdoret që shtetet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian të dërgojnë armatime në Ukrainë.

Exit mobile version