Site icon PORTALB

Paraburgim për dy të rinj që sulmuan katër policë të Maqedonisë së Veriut

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona

Foto arkiv nga Portalb.mk

Dy të rinj të dehur, pasi u larguan nga një lokal i natës, kishin sulmuar katër policë të cilët ishin në detyrë, transmeton Portalb.mk.

“Të dyshuarit nga Prilepi, 28 dhe 31 vjeç, në orët e hershme, para një lokali nate, fizikisht kanë sulmuar katër punonjësit policor që po kryenin detyrën zyrtare në ruajtjen rendin dhe qetësinë”, deklarojnë nga Prokuroria Themelore Publike, duke kërkuar nga gjykatësi paraburgimin e dy të dyshuarve.

Gjykatësi ka miratuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, derisa Prokuroria ka ngritur padi në bazë të nenin 383, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 22 nga Kodi Penal.

Raportohet që të dyshuarit ishin larguar nga sigurimi i lokalit për shkak se ishin përlesh brenda me dy tjerë, përleshje e cila kishte vazhduar edhe jashtë lokalit. Në ato momente vijnë policët, dy personat e panjohur largohen, ndërsa dy të dyshuarit fillojnë të përleshen me policinë, duke shkaktuar edhe lëndime të rënda trupore te njëri polic.

Exit mobile version