RMV, në mesnatë do të lirohen çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës informoi se prej në mesnatë do të ulen çmimet e derivateve, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit të sotëm, çmimi i benzinave do të ulet për 2.5 denarë, kështu që Eurosuper BS-95 do të shitet për 81 denarë për litër, ndërkaq Eurosuper BS-98 për 83 denarë për litër.

Për 1.5 denarë për litër, do të ulet çmimi me pakicë i Eurodizelit, i cili do të shitet për 82 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë do të ulet për 1 denarë për litër dhe do të shitet për 78.5 denarë për litër, ndërkaq Mazuti do të ulet për 1.976 denarë për kilogramë dhe do të shitet për 54.154 denarë për kilogramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button