Site icon PORTALB

Ukraina: Ushtria ruse ka humbur rreth 18 mijë ushtarë

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

 Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur rreth 18 mijë ushtarë në luftën midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot.

Rreth 18 mijë ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 143 avionë, 134 helikopterë, 644 tanke, 1.830 automjete të blinduara, 325 sisteme artilerie, 105 sisteme raketahedhëse dhe 54 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.

Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 1.249 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 automjete karburanti dhe 89 mjete ajrore pa pilot.

Exit mobile version