Site icon PORTALB

Pas hetimeve disamujore, Policia arrestoi gjithsej 13 persona për shitblerje të lëndëve narkotike

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje të aksioni ku së fundmi janë arrestuar edhe tre persona, duke e rritur numrin e të arrestuarve në 13, transmeton Portalb.mk.

“Personat një kohë të gjatë kryenin shitjen e marihuanës dhe kokainës, për çka janë siguruar edhe dëshmi materiale. Gjatë gjithë hetimeve, gjithsej janë arrestuar 13 persona, tek të cilët janë gjetur kokainë dhe marihuanë”, bëjnë me dije nga Policia.

Pas bastisjeve të realizuara në gjashtë vende në Shkup, Haraçinë dhe Radushë, personat e fundit të arrestuar në këtë rast janë: 36 vjeçari Sh.I., 21 vjeçari J.H. dhe 30 vjeçari S.I. Në Prokurorinë Themelore Publike tani më janë dërguar kallëzime penale në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal.

Exit mobile version