Nesër do të vazhdojnë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut
Ndeshjet e javës së XXV-të do të zhvillohen këtë fundjavë në Maqedoninë e Veriut, ku ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën, transmeton Portalb.mk.
Rabotniçki – Struga Trim&Lum është ndeshja e vetme që do të zhvillohet të shtunën duke filluar ora 15:00 në Shkup. Rabotniçki gjendet në pozitën e shtatë me 31 pikë, ndërsa Struga një pozitë mbrapa me një pikë më pak.
Të dielën do të zhvillohen edhe pesë ndeshjet tjera të kësaj jave:
Shkupi – Tikvesh
Shkëndija – Borec
Bregallnica – Renova
Akademija Pandev – Skopje
Makedonija Gj.P. – Pelister
Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Shkupi me 58 pikë, e ndjekur nga Akademija Pandev me 48 pikë, Shkëndija 47 pikë, ndërsa Renova gjendet në pozitën e pestë me 36 pikë.