Site icon PORTALB

Aktakuzë për mjeken nga Demir Kapia – për shkak të kujdesit joadekuat ndërroi jetë fëmija 12 vjeçar

Prokuroria Themelore - Shkup

Prokuroria Themelore - Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur aktakuzë kundër mjekes specialiste të mjekësisë së përgjithshme në Institutin special Demir Kapi, nga pakujdesia e të cilit ka ndërruar jetë një fëmijë 12-vjeçar, i cili ka qenë nën përkujdesje në këtë Institut, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton Prokuroria Themelore Publike, mjeku ndiqet për veprën penale – Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve nga neni 217 paragrafi 4 lidhur me nenin 207 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ajo ka qenë e angazhuar me kontratë për punë të rastit dhe të përkohshme në Institutin specialist Demir Kapi – njësi banimi në fshatin Kurshenicë. Në periudhën nga data 01.10 – 05.10.2020 ka ofruar ndihmë mjekësore për shkak të temperaturës dhe diarresë së një fëmije të lindur në vitin 2009, është vendosur në Institutin me çrregullim të rëndë të zhvillimit psiko-fizik dhe paralizë cerebrale.

Mirëpo, siç thonë nga Prokuroria Publike, në kundërshtim me Marrëveshjen, ajo ka ofruar ndihmë mjekësore pa kryer ekzaminimin e drejtpërdrejtë fizik të fëmijës, ka dhënë terapi dhe ka monitoruar gjendjen e tij me njoftime telefonike, nuk ka dhënë infuzion dhe për shkak të kësaj ka ardhur në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijës, i cili është dehidratuar dhe ka ndërruar jetë më datë 05.10.2020.

Exit mobile version