Çmimet e prodhimeve industriale në tregun vendor kanë shënuar rritje për 18.5 përqind në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në muajin shkurt të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.6 % dhe për 18.5 % në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Raportohet që në disa sektorë është regjistruar rritje më e madhe, si te Energjia për 33.2 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 22.1 %, Prodhimet kapitale për 35.9 %, etj. Në prodhimin e metaleve u shënua rritje për 48.1 përqind, ndërsa 44 përqind në energjinë elektrike, gaz, avull dhe ajri.