Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut shpalli persona non grata pesë diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kane kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Exit mobile version