Site icon PORTALB

Abazoviq: Nga nesër mund të hapim negociatat përfundimtare për formimin e qeverisë

Dritan Abazoviq, foto: Klan Kosova

Dritan Abazoviq, foto: Klan Kosova

Mandatari për formimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur pas përfundimit të zgjedhjeve në dy qytetet Ulqin dhe në Beranë. Abazoviq në lidhje me formimin e qeverisë theksoi se do të formohet së shpejti, transmeton Klan Kosova.

“Prej nesër mund të hapim negociatat përfundimtare, mandatari është i gatshëm, do ta kemi qeverinë pro-evropiane”, ka thënë Abazoviq.

Ai me tej ka folur edhe për mbarëvajtjen e votimit, i cili ka thënë se gjithçka ka shkuar në rregull.

“Çdo gjë ka shkuar në rregull, pres të dalim fitues, besoj se ka ardhur koha për një administratë të re në Ulqin. Atmosfera ka qenë e qetë. Omer Bajraktari pritet të jetë kryetari i ri dhe do të jetë i hapur për të gjithë”.

Për atë se a do të ketë ministër në qeverinë e tij nga Ulqini, Abazoviq tha kështu:

“Besoj se mund të ketë, na duhen njerëz profesionistë”.

Exit mobile version