Site icon PORTALB

Sot në Shkup do të transmetohet koncerti kushtuar Ukrainës, do këndojnë emra të mëdhenj të muzikës

Shkup, sheshi "Maqedonia", foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shkup, sheshi "Maqedonia", foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot në sheshin e Shkupit “Maqedonia”, me fillim në orën 17:30 do të transmetohet drejtpërdrejt përmes videos telemaratona botërore online në mbështetje të Ukrainës, nën moton #SAVEUKRAINE (Ta shpëtojmë Ukrainën), transmeton Portalb.mk.

Në këtë koncert do të marrin pjesë emra të muzikës botërore dhe asaj ukrainase si Jamala, Ruslana, Sting,Madonna, Ed Sheeran, Brian Adams, Yu-Tu, Elton John dhe të tjerë.

Përveç se në Shkup edhe në shumë vende të tjera, do të vendoset video beam për të parë koncertin.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi (SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja) dënuan këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Putin dëshiron të parandalojë që Ukraina mos të anëtarësohet në NATO, pasi kjo përbën kërcënim ekzistencial për të.

Exit mobile version