Zyrtari perëndimor: Një kolonel rus u vra nga ushtarët e tij

Dy komandantë të lartë rusë janë vrarë. Njëri prej tyre duket se ka vdekur pasi është sulmuar nga njerëzit e tij, tha një zyrtar perëndimor.

Oficeri komandues i Brigadës 37 të Pushkës Motorike, me gradë koloneli, u godit qëllimisht nga trupat e tij si rezultat i humbjeve të mëdha të brigadës së tij, tha zyrtari.

“Kjo thjesht jep një pasqyrë të disa prej sfidave morale që kanë forcat ruse”, tha zyrtari.

Megjithatë, disa raportimeve të tjera sugjerojnë se një kolonel, i quajtur Yuri Medvedev, ka pësuar lëndime në këmbë dhe është evakuuar për në Bjellorusi, transmeton REL.

Po ashtu gjenerali i shtatë rus është vrarë. Ai raportohet se ishte komandant i Brigadës së 49-të të ushtrisë. Kremlini nuk ka komentuar ende për këto raportime, shkruan BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button