Ukraina: Mijëra persona janë evakuuar nga Kievi, Zaporizhzhia dhe Donetsk

Zv/kryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka njoftuar 3.343 persona janë evakuuar brenda ditës nga 7 korridore evakuimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Vereshchuk theksoi se 509 persona nga fshatrat Bolshoya Dimenka, Bogdanovka dhe Bervitsa të Kievit janë evakuuar në qytetin Brovari.

Pasi theksoi se 2.717 persona nga qyteti Mariupol në rajonin Donetsk kanë mbërritur me automjete private në qytetin Zaporizhzhia, Vereshchuk tha se, “Fatkeqësisht prej tre ditësh nuk mund të kryejnë punime evakuimi nga qyteti Mariupol. Në hyrje të qytetit Mariupol vazhdojnë të presin të gjithë 50 autobusët e dërguar nga qyteti Berdyansk, kamionët që transportojnë ndihma humanitare dhe një cisternë e karburantit”.

Vereshchuk më tej informoi se 117 persona janë evakuuar nga qyteti Pologi në rajonin Zaporizhzhia ku u dërguan ndihma humanitare dhe se 35 fëmijë jetimë në mesin e tyre do të dërgohen nesër drejt Italisë për vazhdimin e trajtimit.

Duke folur për çështjen e shkëmbimit të robërve të luftës, Vereshchuk u shpreh se, “Sot kemi kryer shkëmbimin e robërve të luftës dhe të marinarëve civilë. Të gjithë janë të sigurt dhe po marrin ndihmën e nevojshme”.

Po ashtu Vereshchuk theksoi se po zhvillojnë punime për lirimin e të gjithë shtetasve, përfshirë edhe civilët dhe ushtarët e rojës kufitare që u morën peng nga Rusia një muaj më parë në ishullin e Gjarpërinjve.

Ata që kanë mundur të shpëtojnë nga robëria janë shprehur se janë torturuar, tha Vereshchuk, duke shtuar se në thirrjen e dërguar Rusisë kanë paralajmëruar se marrja rob e civilëve është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button