Site icon PORTALB

Policia arrestoi dy qytetarë të Shkupit për tregti me drogë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Me urdhrin e Gjykatës, Policia e Maqedonisë së Veriut ka bastisur shtëpitë e dy personave të dyshuar për trafikim me drogë, për çka edhe janë arrestuar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dy personave, në rajonin e Gazi Babës, të kryera me urdhër nga Gjykatës në procedurë paraprake, tek A.P. janë gjetur dhe sekuestruar një qese e madhe dhe një kavanoz me marihuanë, vaj hashashi dhe terezi, derisa tek R.P. është gjetur amfetaminë dhe dy peshore”, sqarojnë nga Policia.

Raportohet që dy të arrestuarit janë nga Shkupi, 35 vjeçari A.P. dhe 32 vjeçari R.P., të cilët dyshohen në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal.

Exit mobile version