Raketat gjermane rrugës për në Ukrainë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi të mërkurën se po vijon furnizimi i Ukrainës me raketa të tipit “Strela”, raporton Koha.net.

“Mund të them qartë së dërgesat e Strelave janë në rrugë e sipër. Ne jemi një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në këtë situatë, kjo na bën krenarë, kjo është ajo që duhet të bëjmë për ta ndihmuar Ukrainën”, deklaroi Baerbock, raportoi Reuters.

Ministrja gjermane bëri të ditur se transportimi i parë i refugjatëve ukrainas nga Moldavia për në Gjermani do të kryhet këtë fundjavë.

Raketat “Strela” janë mjete ushtarake nga koha e ish-ushtrisë komuniste të Gjermanisë Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button