Ukraina: Qyteti Kherson ndodhet përballë një katastrofe humanitare

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, njoftoi se qyteti Kherson i cili është rrethuar nga ushtria ruse, po përballet me katastrofë humanitare transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet medias sociale, Nikolenko ka bërë deklarata lidhur me situatën në qytetin Kherson, Duke tërhequr vëmendjen se forcat e ushtrisë ruse kanë rrethuar qytetin.

“300 mijë banorët e qytetit Kherson përballen me katastrofë humanitare për shkak të bllokadës së ushtrisë ruse. Rezervat ushqimore dhe ilaçeve në Kherson janë pothuajse në mbarim. Por Rusia refuzon të hapë korridoret e ndihmës humanitare për evakuimin e civilëve”, ka theksuar Nikolenko.

Zëdhënësi Nikolenko, i ka cilësuar “barbare” veprimet e Rusisë dhe ka theksuar se kjo duhet të ndalet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button