Site icon PORTALB

Në Sofje u realizua takimi i radhës ndërmjet grupit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Bullgari, Maqedoni, RMVm integrime

Flamurat e dy vendeve, Foto: Qeveria e RMV

Bashkëpunimi në disa sfera, ishte temë e takimit të tretë të Grupit të katërt të punës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Në Sofje, sot u zhvillua takimi i Grupit të Punës për bashkëpunim bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, takim që në fokus kishte kulturës, arsimin e shkencën, turizmin, rininë dhe sportin”, bëjnë me dije nga Ministria e Kulturës.

Ministria bëri me dije që nga ky takim u përgatit program dhe memorandume për përshpejtimin e raporteve të mira fqinjësore.

“Në praktikë jemi dëshmitare se kultura dhe arti, si dhe turizmi e sporti nuk kanë kufi, ashtu si nuk ka kufi edhe për të rinjtë e talentuar nga çdo fushë e shkencës”, deklaroi ministrja e kulturës në Maqedoninë e Veriut, Kostadinovska Stojçevska.

“Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e rinisë dhe sportit. Qëllimi i këtij Memorandumi është forcimi shtesë i marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve me anë të avancimit të bashkëpunimit të të rinjve edhe në sferën e sportit”, bëjnë me dije nga Qeveria pas seancës së 32-të.

Exit mobile version