Site icon PORTALB

RMV, të enjten fillon java e filmit frankofon

Java e filmit frankofon, foto:Instituti francez në Shkup

Java e filmit frankofon, foto:Instituti francez në Shkup

Instituti francez në Shkup, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën e Rumanisë dhe Kinematekën e Maqedonisë së Veriut, organizon Javën e filmit frankofon për të shënuar muajin e Frankofonisë, transmeton Portalb.mk.

Hapja zyrtare e Javës së filmit frankofon bëhet të enjten, më 24 mars 2022, në ora 20:00, në Kinematekën e Maqedonisë, me shfaqjen e filmit francez “Çfarë flasim, çfarë bëjmë”, me regji nga Emanuel Moore, nga viti 2020.

Ngjarja do të hapet nga Cyril Bomgartner, ambasador i Francës dhe Veronica Hullmann, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

Shfaqjet e tjera në kuadër të Javës së filmit frankofon janë:

Të gjithë filmat shfaqen me titra në gjuhën maqedonase, ndërsa për filmat rumun janë dhënë vetëm titra në frëngjisht.

Biletat për shfaqjet rezervohen dhe merren në Kinematekë.

këtë link mund të gjeni informacion më të detajuar për filmat, ndërsa bashkëngjitur do të gjeni ftesën për manifestimin dhe ilustrimin.

Exit mobile version