Site icon PORTALB

Zyrtari amerikan i mbrojtjes: Pushtimi rus ka ngecur

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pushtimi rus kryesisht ka ngecur në të gjitha linjat e tyre të avancimit, me trupat që nuk kanë lëvizur më drejt Kievit që nga java e kaluar, tha një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.

Rusët kanë hedhur mbi 1,100 raketa, por mund të jenë duke u përballur me “probleme të inventarit” tha zyrtari. Disa raketa kanë dështuar të lëshohen, e disa që janë lëshuar nuk kanë shpërthyer, shtoi ky zyrtar, transmeton REL.

SHBA-ja ka thënë se e ka të pamundur të konfirmojë apo mohojë pretendimet e Rusisë se ka përdorur raketa hipersonike gjatë sulmeve në Ukrainë, tha ky zyrtar, duke shtuar se Rusisë nuk i është dashur të përdorë këso raketash, por ushtrisë së saj mund të jenë duke iu harxhuar raketat e tjera.

Zyrtari amerikan tha po ashtu se ka rritje të aktiviteteve detare në Detin e Zi, që besohet se përfshijnë edhe disa granatime në qytetin-port të Odesës.

Exit mobile version