Banka Popullore njoftoi që këmbimoret në Maqedoninë e Veriut tani mund të furnizohen me euro edhe nga bankat

Këmbimoret e Maqedonisë së Veriut do të mund të furnizohen me euro edhe nga bankat në vend, në rast se ka mungesë të saj në treg, transmeton Portalb.mk.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për punën e këmbimoreve, të miratuara nga Këshilli i Bankës Popullore, mundësohet këmbinoret e autorizuara, gjatë pamundësisë për të arritur te paratë e huaja-euro, të furnizohen nga bankat, përmes nënshkrimit të marrëveshjes me bankën”, njoftojnë nga Banka Popullore.

Banka theksoi që këmbimoret për momentin kanë rezerva të euros, ndërkohë paralajmëroi kufizimin e rritjes së vlerës së euros në këmbimore, në rast furnizohen nga bankat.

“Kursi i denarit është stabil dhe do të jetë stabil, për çka garanton Banka Popullore”, vlerësojnë nga Banka, duke theksuar se rezervat arrijnë deri 3.5 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button