Site icon PORTALB

Sërish orë policore në Kiev

Foto nga arkivi/ Ndërtesa e shkatërruar nga sulmet ruse në Kiev të Ukrainës, foto arkiv nga Anadolu Agency

Një vendim i ri për orën policore është bërë i ditur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ora policore do të zbatohet nga ora 20:00 me orën lokale të hënën, deri në orën 07:00 me orën lokale të mërkurën, ka thënë kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, në llogarinë e tij në Telegram,, transmeton REL.

“U kërkoj të gjithëve të qëndroni nëpër shtëpi – apo në vendet e strehimit kur të bien sirenat”, ka thënë ai.

Exit mobile version