Site icon PORTALB

Lituania: BE-ja nuk duhet të lodhet nga sanksionimi i Rusisë

Flamuri i Bashkimit Evropian - BE, Arbnora

Flamuri i Bashkimit Evropian - BE

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, ka thënë se Bashkimi Evropian “nuk duhet të lodhet” nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, apo nga ofrimi i ndihmës për Ukrainën.

Gabrielius Landsbergis ka paralajmëruar kundër “ndjenjës që të ulemi dhe të pushojmë”.

Ai ka folur para gazetarëve në Bruksel, pasi ka arritur për t’u takuar me ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, transmeton REL.

Sa u përket sanksioneve, ai ka thënë se është e “pashmangshme” biseda për sektorin e energjisë.

“Ne definitivisht duhet të flasim për naftën, pasi përmes saj sigurohen më së shumti të hyra në buxhetin e Rusisë dhe është lehtë e zëvendësueshme”, ka thënë ai.

Lituania, e cila gjendet në kufi me Poloninë, Letoninë, Bjellorusinë dhe rajonin rus të Kaliningradit, ka qenë një nga kombet më të zëshme për sanksionim të Rusisë.

Exit mobile version