Site icon PORTALB

Finlanda shteti më i lumtur në botë, Maqedonia e Veriut është në vendin e 89-të

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto arkiv nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Për të pestin vit me rradhë Finlanda është shpallur shteti më i lumtur në botë, në rangimin që e bën tash më 10 vite OKB-ja me rastin e Ditës ndërkombëtare të lumturisë, që shënohet më 20 mars. Finlanda, si dhe shtetet tjera skandinave, ka marrë vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, BPV për kokë banori, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët, transmeton Portalb.mk.

Pas Finlandës, radhiten Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicrra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 89-të në listën që ka përfshirë 146 shtete. Në rajon më së mirë qëndron Sllovenia në vendin e 22.

Në fundin e listës, si shtete më të palumtura në botë figurojnë Afganistani, para Libanit, Zimbabve, Ruanda dhe Bocvana.

 

Exit mobile version