“Metamorfozis” të hënën organizon “Biseda për privatësi” në Dhomën publike

Fondacioni Metamorfozis i fton gazetarët, përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve të shoqërisë civile, si dhe të gjithë individët e tjerë që duan të diskutojnë dhe të mësojnë më shumë rreth temës “Liria e medias dhe mbrojtja e të dhënave personale” në “Biseda për privatësi” që për të pestën herë do të mbahet më 21 mars, e hënë, në Dhomën publike, me fillim në ora 15.00 Lokacionin mund ta shihni në këtë link, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Folës-mysafir në takim do të jetë Emilija Ginoska, bashkëpunëtore për këshillim dhe marrëdhënie me publikun në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë rreth mënyrës se si media duhet të balancojë lirinë e shprehjes dhe informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe përjashtimet në lidhje me përpunimin e të dhënave personale që bëhen për qëllime gazetareske.

Agjendën e ngjarjes mund ta gjeni të bashkangjitur me këtë mesazh, kurse për pjesëmarrje mund të regjistroheni duke e plotësuar formularin që është në dispozicion në këtë link..

Gjithashtu, aktualisht është duke u realizuar një hulumtim rreth nevojave dhe shprehive gjatë përdorimit të internetit dhe njohjen e të drejtave të privatësisë. Pyetësori është anonim dhe do të jetë i hapur deri në fund të kësaj jave, ndërsa deri te ai mund të qaseni nëpërmjet të këtij linku: linku deri te pyetësori.

Për ta plotësuar nuk do ju merr më shumë se 5-10 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button