Site icon PORTALB

KSI rekomandoi heqjen e maskave në shkollë për fëmijët deri në klasën e tetë

korona virus, maska, KOVID-19, City Mall, Qendra tregtare

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Fëmijët deri në klasën e 8-të nuk duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse në shkollë.

Këtë vendim e kanë marrë anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme të rregullt, mëson NovaTV nga burimet e saj në Komisionin.

Nga atje kanë thënë se akoma është vetëm rekomandim dhe vendimin përfundimtar, si gjithmonë, do ta marrin Shtabi i përgjithshëm i krizave dhe Qeveria.

Nga Komisioni thonë se do të monitorojë nga afër situatën epidemiologjike në vend.

Exit mobile version