Site icon PORTALB

Qeveria e RMV-së miratoi masa të reja anti-krizë: Institucionet t’i shkurtojnë harxhimet për udhëtime, mobilie, automjete…

Qeveria e Maqedonise, Dimitar Kovacevski

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masa për zvogëlimin e shpenzimeve për mallra dhe shërbime, ndalesë për furnizim të mobileve dhe automjeteve, përgjysmim të harxhimeve për reprezentacion, shkurtim të udhëtimeve, njofton Portalb.mk.

Në seancë, gjithashtu është miratuar edhe programi për zbatim të fondit intervenues në bujqësi.

“Mjetet buxhetore për këtë program, në vlerë prej 250 milionë denarëve janë paraparë në buxhetin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe janë të dedikuara për masa intervenuese për përkrahje financiare në bujqësi për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga rritja e kostove të prodhimit për kulturat bujqësore në prodhimin bujqësor dhe mbështetjen e blegtorisë”, thonë nga Qeveria.

Exit mobile version