Protestuesja u paraqit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në kanalin rus (VIDEO)

Një protestuese kundër luftës është shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë, transmeton REL.

Mbishkrimi – në gjuhën angleze dhe atë ruse – shkruante: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.

Kjo shenjë proteste e pazakonshme ka ndodhur në ditën e 19-të të luftës, e cila ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak”.

“Ndaleni luftën. Jo luftës”, ka bërtitur gruaja në shenjë proteste, derisa prezantuesja ka qenë duke lexuar lajmet.

Televizioni e ka larguar shpejt nga ekrani, duke transmetuar një material tjetër.

Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Ai mbështet linjën e Kremlinit, sipas të cilit Rusia është detyruar të veprojë në Ukrainë për ta çmilitarizuar këtë shtet dhe për ta denazifikuar, si dhe për të mbrojtur rusisht-folësit nga “gjenocidi”.

Ukraina dhe pjesa më e madhe e botës kanë dënuar këtë pretendim, duke e konsideruar pretekst të rremë për pushtim të një vendi demokratik.

Protestuesja, e identifikuar nga disa organizata si Marina Ovsyannikova, ka qenë punëtore e televizionit.

Agjencia e lajmeve, TASS, ka thënë se ajo mund të përballet me akuza për shkelje të ligjit kundër diskreditimit të forcave të armatosura.

Ky ligj, i cili është miratuar më 14 mars, dënon shkeljet e lidhura me diskreditim të forcave të armatosura në deri 15 vjet burgim.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button