Frika nga kriza e dinjitetit njerëzor

Jetojmë në një kohë krize ekonomike, e vërtetë, jetojmë në kohë pandemie, e vërtetë, po, por ka një aspekt që më frikëson më shumë se gjithçka dhe që nuk ka të bëjë aq shumë me gjendjen ekonomike, madje as me shëndetin, për hirë të së vërtetës: është humbja e vlerave njerëzore; kjo është kriza e vërtetë, problemi i vërtetë.

Kujtim Kasami
Kujtim Kasami

Më duket shumë shqetësuese të shoh se si gjeneratat e reja po rriten gjithnjë e më shumë me idenë se vlera dhe rëndësia e një personi mund të varet nga burimet ekonomike, pozicioni që zë në shoqëri apo për t’iu përshtatur modës dhe tendencave gjithnjë e më shumë “të lartë“.

Edhe pse jetojmë në këtë botë bashkëkohore, pra ta quajmë moderne, prapë gjithnjë shtrohet pyetja se sa e kuptojmë vetvetën, pra, sa e kuptojmë njeriun në këtë botë moderne por me të edhe sa e kuptojmë këtë botë të ndryshimeve të shpejta, ndryshimeve të mëdha, ndryshimeve të thella, zhvillimeve dhe krizave, botë e kundërthënieve, botë sa unike aq më shumë edhe botë e kundërthënieve mos të themi ndasive?! Sa dhe si ta kuptojmë këtë botë të ndryshimeve të mëdha shoqërore,  psikologjike, morale, fetare etj?!…

Le të marrim si një përkufizim pune të një krize për qëllime të këshillimit psikologjik: Kriza është një përplasje e dy realiteteve: realitetit psikik të një personi me sistemin e tij të botëkuptimit, modelet e sjelljes, etj., dhe atë pjesë të realitetit objektiv që bie ndesh me përvojën e tij të mëparshme.

Ky realitet tashmë është perceptuar nga një person, por jo i transformuar, dhe transformimi i tij është i vështirë ose i pamundur tani, pasi kjo kërkon mekanizma cilësisht të ndryshëm që aktualisht mungojnë (Khukhlaeva, 2001).

L.S. Vygotsky e shikonte zhvillimin si një proces të përcaktuar nga brenda, me qëllim që nuk vazhdon në mënyrë të barabartë, por kontradiktore, përmes shfaqjes dhe zgjidhjes së konflikteve të brendshme. Prandaj, ai i kushton vëmendje periudhave kalimtare, ose kritike, kur në periudha të shkurtra kohore ndodhin tek fëmija ndryshime të tilla që janë të dukshme për të tjerët.

Sipas Vygotsky, një krizë, ose periudha kritike, është një kohë e ndryshimeve cilësore pozitive, rezultati i të cilave është kalimi i një individi në një fazë të re, më të lartë të zhvillimit. Përmbajtja e krizës është shpërbërja e situatës ekzistuese sociale të zhvillimit dhe shfaqja e një të reje.

Sipas Vygotsky, karakteristikat kryesore të periudhave të krizës janë:

Prania e ndryshimeve të papritura në periudha të shkurtra kohore;

Paqartësia e kufijve të krizës, pra vështirësia e përcaktimit të momenteve të fillimit dhe përfundimit të saj;

Konfliktet me të tjerët dhe vështirësia e fëmijës në edukimin e tij, rënia e tij nga sistemi i ndikimit pedagogjik;

Prania e shkatërrimit në zhvillim: “theksohen proceset e tharjes dhe koagulimit, kalbjes dhe dekompozimit të asaj që u formua në fazën e mëparshme”.

Shkruan: Kujtim Kasami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button