Site icon PORTALB

Filluan bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Turqi

Sergei Lavrov, foto: Maria Zakharova/Facebook

Sergei Lavrov, foto: Maria Zakharova/Facebook

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në Turqi, të enjten.

“Takimi ka filluar”, u ka thënë gazetarëve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, transmeton REL.

Takimi është ndërmjetësuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Pamjet nga takimi, të publikuara nga Zakharova, kanë shfaqur delegacionet përballë njëri-tjetrit në tryezën e bisedimeve.

Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë sfiduese deri më tani, pasi ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Delegacionet e të dyja palëve kanë zhvilluar tri runde të negociatave në Bjellorusi.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Exit mobile version