MMJPH shpalli tender për pastrimin e 24 deponive ilegale në Pollog
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ka shpallur thirrje për prokurim publik për pastrimin dhe sanimin e deponive ilegale në territorin e Parkut Kombëtar të Mali Sharr, sipas thirrjes parashihet të pastrohen 24 deponi, shkruan Portalb.mk.
Përmes kësaj thirrjeje MMJPH planifikon pastrimin dhe transportimin e mbeturinave nga gjashtëmbëdhjetë deponi ilegale në Komunën e Tetovës dhe nga dymbëdhjetë deponi ilegale në Komunën e Bogovinës, Komunën e Vrapçishtit dhe Komunën e Gostivarit deri në deponinë Rusino.
Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 7 prill 2022 deri në ora 11, afati për pyetje është deri me 30 mars ndërsa afati i dhënies së përgjigjeve është deri me 1 prill. Tenderi duhet të jetë i vlefshëm deri në 60 ditë.
Më tepër detaje gjeni KËTU.
Ndryshe, menaxhimi me mbeturina vazhdon të mbetet problem i pazgjidhur për të gjitha Komunat e Pollogut dhe jo vetëm. Në Maqedoninë e Veriut, për 17 vjet nuk mund të ndërtohet asnjë deponi rajonale sipas standardeve të BE -së, në të cilën përqindja më e madhe e mbeturinave të krijuara do të përzgjidhej dhe riciklohej, kompostohej ose digjej. Sot në Maqedoninë e Veriut, ka dhjetëra deponi ku mjedisi jetësor vazhdimisht ndotet, pa asnjë kontroll se kush hedh çfarë në këto vende, si dhe ku përfundon shkarkimi i mbeturinave që dekompozohen në natyrë.
- LEXO: Kredia nga BERZH për deponitë rajonale para miratimit përfundimtar, komunat të mos i bllokojnë projektet
- LEXO: Nga nesër komunat e Pollogut mbeturinat mund t’i hedhin në deponinë rajonale në Rusino
- LEXO: Dogani: Komunat e Pollogut duhet të paguajnë 200 mijë euro për vënien në funksion të NPP “Rusino-Pollog”
- LEXO: Deponia “Rusino” ende helmon Gostivarin, banorët kërkojnë selektim të mbeturinave (FOTO)