Do të paguhen 4.5 milionë euro për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore

Dëmet që kanë ndodhur në fatkeqësitë natyrore nga viti 2016 deri në vitin 2021 do të mbulohen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria në seancën e sotme vendosi për pagesën e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore që i kanë pasur bujqit në vitin 2016, 2017 dhe 2018”, bëjnë me dijë nga Ministria e Bujqësisë.

Ministria bëri me dije që do të mbulohen 10 përqind e vlerës së përgjithshme, ndërsa këtë mbështetje do ta marrin 9 100 qytetarë dhe subjekte juridike nga 29 komuna, pas dorëzimit të 35 raporteve të dorëzuara.

Mbështetje do të marrin edhe 1 072 persona fizikë dhe juridikë për dëmet e pësuara në vitin 2021 në vendet si Rosoman, Demir Kapi, Rankovcë, Karbinc dhe Bogdanci, ashtu që vlera e përgjithshme është 4.5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button