Ushtria ruse ka sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme për Evropën, transmeton Portalb.mk.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një mesazhi në Twitter, duke dënuar sulmin.
#Albania strongly condemns the #Russian aggression which led to the destruction of the Honorary Consulate of ?? in #Kharkiv. Perpetrators must be held accountable!#StopRussianAggression #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/INiZkznIpO
— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) March 7, 2022
“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise, e cila ka publikuar edhe fotot.